Meteorologu Hakil Osmani në “ABC mëngjesit” ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim. Osmani theksoi se kjo javë do të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm, me shtim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve.
“Kjo javë mbetet e paqëndrueshme. Do të kemi shtim të vranësirave dhe prezencë të pakt të reshje. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe lindore.
Vlerat maksimale të temperaturave ditën e sotme pritet të shkojnë në 29-30 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Duke filluar nga nesër do të kemi një rënie të vlerave termike me 27-28 gradë celsius.
Sot pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Prezenca e vranësirave dhe reshjeve të shiut do të vijojë deri ditën e enjte. Duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së enjte presim përmirësim të kushteve të motit. E premtja dhe e shtuna do jenë me mot të kthjellët.
Në fundjavë temperaturat pritet të shkojnë në 28-29 gradë celsius. Ndërsa parametri i erës mëngjesin e ditës së enjte në detin Jon dallgëzimi do të shkojë jo më shumë se 3 apo katër ballë”, sqaroi meteorologu./abcnews.al