I braktisur nga pushuesit dhe vemendja e autoriteteve, plazhi i Semanit mbetet vetem në preferencat e fierakëve edhe në kohët më të vështira
Me biçikletë në Seman, trendi i 50 viteve më parë është rikthyer por tani, si vendstrehim për banoret e izoluar të qytetit. Ata po ikin gjithnjë e më tepër larg shesheve prej betoni, për t’iu gezuar natyrës.
Rikthimi te zakonet e vjetra vihet re edhe tek shitjet e këtij mjeti. Në pamundësi për të lëvizur me makinë, qytetarët po blejnë biçikleta e bashkë me to edhe lirinë për të dalë jashtë qytetit.
Të kompesosh karantinën me aktivitet fizik, për këtë është bicikleta, ndërsa plazhi i semanit është motivimi i duhur. Pandemia dhe masat mbrojtëse këtu mes hapësirave të mëdha të semanit, pothuasje harrohen
Me distancë prej 20 km rruga për në plazhin e semanit është e gjitha në vijë të drejtë, cka e bën të përshtatshme për ecje me bicikletë. Që prej vendosjes së karantinës, qindra qytetarë po shfrytëzojnë oraret kur lejohet levizja për të frekuentuar zonat periferike.
Mes këtyre të fundit plazhi i Semanit arrihet lehtësisht duke u kthyer në destinacionin e preferuar të periudhës së shtetrrethimit./abcnews.al