Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka zbuliar se si e kanë zgjedhur sloganin “Shteti.Shtet”.
“E kemi zgjedh se bashku me një grup të kolegëve që kemi punuar. Pra bashkërisht me një grup që e kemi diskutuar gjerësisht këtë ide. Pastaj kjo ka ardhur pas një analizë duke nisur kronoligjikisht nga viti 1989 e që ka të bëjë me fuqizimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti në RTK.
Sipas tij, edhe në vitin 2021 duhet bërë ende garë për fuqizimin e bazamentit të shtetit.
“Për shtetin e Kosovës ende disa kanë dilema, kjo shihet edhe nga sjellja dhe kundërshtimi i tyre. Siç kam thënë edhe më herët, akoma nuk keni parë asgjë”, ka thënë Hoti lidhur me fushatën që po zhvillon si kandidat i LDK-së.