I ftuar në studion e “ABC News”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për propozimet e PD për qeverinë teknike. Ai u shpreh se gara duhet të jetë e ndershme, e barabrtë, me ide dhe programe politike.
Gjithashtu Alibeaj theksoi se mungon vullneti politik, ndërsa u shpreh se PD po krijon disa mekanizma për të kufizuar masën e abuzimit.
“Proceset zgjedhore në Shqipëri kanë treguar se problemet janë shumë më të thella se sa kaq. Kemi patur një aksion opozitar, nuk ishte e thjeshtë të uleshim në tryezë sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, u shpreh Alibeaj.
Propozimet e ardhshme jeni duke i punuar?
Alibeaj: Tashmë janë punuar.
“Vajtja në një proces zgjedhor besoj se do të sjellë rotacion. Kanë pasur joshjen e krimit, frikën nga pushteti dhe kjo tashmë është e provuar edhe zyrtarisht. Është një plagë e madhë e cila nuk mbetet vetëm çështje e jona, por edhe e Shqipërisë”, tha Alibeaj.
Mënjanimi i të gjitha parregullsimeve nuk është detyrimisht votë për ju!
Alibeaj: Jam i bindur që jo të gjithë do të na votojnë ne, por si demokratë edhe socialistë duhet të votojnë të lirë dhe jo nën dhunën e krimit.
Më tej ai theksoi se qëllimi i PD është që propozimet të pranohen nga publiku.
Alibeaj: Ne duam të tregojmë zgjidhje ligjore dhe politike, sfida jonë nuk është i pranon apo jo Damiani me bablokun, por a do ti pranojë publiku. Për këtë arsye është i rëndësishëm roli i Prokurorisë, Policisë, apo mënyrës se si do të monitorohen zgjedhjet. Është një kalendar me 13 pika, ku 9 janë të paraqitura prej nesh. Askush më shumë se sa ne e di se cili është roli i qeverisë dhe strukturave shtetërorë në zgjedhje.
E pranon që shteti drejtori tatimori, kanë shkelur rregullat edhe në kohën tuaj?
Alibeaj: Ka pasur edhe në kohën tonë shenja të brishta sidomos nga perëndimi i pushtetit tonë shenja të tilla por nuk ka pasur një raport të përmbysusr ku krimi ishte fjala kryesore.
/abcnews.al