Në një intervistë për BBC, Ambasadori Amerikan në Izrael Mike Huckabee sugjeroi se vendet myslimane mund të heqin pjesë nga një pjesë e territorit të tyre nëse duan të krijojnë një shtet palestinez. Huckabee u shpreh se vendet myslimane kanë 644 herë më shumë tokë se ajo që kontrollohet aktualisht nga Izraeli ndërsa e bëri të qartë se synimi I Shteteve të Bashkura të Amerikës aktualisht nuk është krijimi i një shteti palestinez.
“Sa i përket zgjidhjes së konfliktit me dy shtete, epo kjo ka qenë një aspiratë e shumë administratave Amerikane por edhe e perëndimit. Pyetja është ku duhet të jetë ku shtet. A duhet të jetë në një vend ku Izraeli ende beson se ka një të drejtë biblike. Pse duhet ta krijojmë këtë shtet paleztinez në një cope shumë të vogël toke që ka pushtuar Izraeli. Vendet myslimane kanë 644 herë më shumë tokë se Izraeli.”
Pas kësaj interviste Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Tamy Bruce tha se zoti Huckabee flet për veten e tij ndërsa shtoi se është Presidenti Amerikan Donald Trump që është përgjegjvs për politikëne SHBA në Lindjen e Mesme.
Menjehre pasi mori drejtimin e Shtepise se Bardhe ne muajin janar Presidenti Amerikan Donald Trump e bëri të qartë se synon që Washingtoni të marrë kontrollin e Enklavës Palestineze për ta kthyer atë në një rivierë bregdetare. Trump kishte hedhur më parë idenë se palestinezët mund të zhvendoseshin në Jordani dhe Egjipt.
Në intervistëne tij për BBC, Ambasadori Amerikan në Izrael Mike Huckabee kritikoi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re për të sanksionuar dy ministra të ekstremit të djathtë të qeverisë izraelite mbi deklaratat e tyre qe nxisnin dhune ne Bregun e Pushtuar Perendimor.