Shteti europian në alarm, pas “Omicron” shfaqet “mutacioni i Kamerunit”

schedule10:59 - 5 Janar, 2022

schedule 10:59 - 5 Janar, 2022

Përveç panikut të përhapur nga Omicron një tjetër mutacion i ri që  është zbuluar së fundmi është një lloj i ri i njohur si “mutacioni i Kamerunit” .

Mediat bëjnë me dije se rasti i parë me këtë mutacion është konfirmuar në nëntor në Francë, por që certifikimin si mutacion e ka marrë javën e parë të dhjetorit.

Rasti ishte një qytetar i vaksinuar që kishte udhëtuar në vendin afrikan. Ndërkohë në Francë deri më tani janë konfirmuar 12 raste me mutacionin e ri të Kamerunit.

Deri më tani në lidhje me këtë variant nuk ka asnjë të dhënë nëse simptomat e tij janë më të rëndë apo më të lehta, nëse është ose jo më vdekjeprurës së të tjerët.

Ndërkaq deri më tani studimet izrealitet bëjnë me dije se doza e katërt ka një efekt mbrojtjes ndaj varianteve të reja. Sipas kryeministrit të Izraelit, Naftali Bennett, doza e katërt pesëfishon antitrupat tek personi i vaksinuar një javë pas administrimit, duke reduktuar shanset për sëmundje të rënda dhe shtrimin në spital./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!