Shtetasit e huaj nuk do të bëjnë më investime në pasuri të paluajtshme, Spanja heq vizën “e artë”

schedule15:58 - 8 Prill, 2024

schedule 15:58 - 8 Prill, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi këtë të hënë anulimin e vizave “të arta”, që u japin të drejtën e qëndrimit shtetasve të huaj që bëjnë investime të mëdha në pasuri të paluajtshme spanjolle.

“Kjo lëvizje do ta bëjë strehimin e përballueshëm një gjë reale në vend të një biznesi spekulativ,” tha Sanchez, sipas Reuters.

Vizat “e arta”, të cilat do të hiqen të martën pas një raporti të Ministrisë së Strehimit social, lejojnë shtetasit e huaj që investojnë të paktën gjysmë milioni euro në pasuri të paluajtshme spanjolle, të jetojnë dhe punojnë në Spanjë për tre vjet.

Sanchez deklaroi se në qytetet e mëdha spanjolle “është pothuajse e pamundur të gjesh strehim të mirë për ata që tashmë jetojnë atje, punojnë dhe paguajnë taksa“.

Edhe pse ky program vlen për të gjitha investimet e mëdha, Sanchez deklaroi se 94 për qind e vizave të arta jepen në bazë të investimeve në pasuri të paluajtshme.

Portugalia fqinje e ka rifutur një program të tillë, por me përjashtim të investimeve në pasuri të paluajtshme, për shkak të krizës së strehimit në atë vend.

Komisioni Evropian ka bërë thirrje për heqjen e të gjitha programeve të ngjashme për një kohë të gjatë, duke paralajmëruar për rreziqet e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!