Shtëpitë e rindërtuara në Bubq, FSHF i përuron me “përforcime”

schedule12:19 - 11 Mars, 2021

schedule 12:19 - 11 Mars, 2021

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 shkaktoi 51 humbje jetësh, teksa rreth 3000 mijë persona pësuan plagë. Të shumta edhe shtëpitë e dëmtuara. FSHF vendosi të ndërtojë tre shtëpi në Bubq të Krujës në bashkëpunim me FFK dhe FFM (kanë kontribuar edhe lojtarë të kombëtares kuqezi), aty ku është paraqitur ditën e sotme edhe kreu i futbollit italian.

Presidenti i FSHF-së ka qenë i shoqëruar nga presidentët e Federatave të Italisë (Gabriele Gravina), ai i Kosovës (Agim Ademi) dhe ai i Maqedonisë së Veriut (Muhamed Sejdini), në përurimin e një shtëpie. Kreu i futbollit shqiptar foli shkurt, ku ndër të tjera tha:

Ky ka qenë një gjest simbolik i futbollit shqiptar dhe atij evropian për të ndihmuar dhe për të qenë pranë të dëmtuarve nga tërmeti. Ka qenë për të treguar solidaritetin tonë, uroj ta gëzoni shtëpinë dhe të keni një jetë sa më të mirë“, deklaroi Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!