8 lëkundje nga tërmeti janë regjistruar orët e fundit në vend. Më i forti me magnitudë 4.7 1 shkallës rihter që u ndje në orë 22:35 minuta me epiqendër në Klos. Nga frika se lëkundjet mund të përsëriteshin banorët dolën jashtë shtëpive. Një pjesë e tyre e kaluan natën jashtë. Ata thonë se tërmeti ishte shumë i fortë.
“Frikë kemi se nuk I dihet. Prej 2019 e kemi pallatin me problem”.
Banorët tregojnë se dëmet në banesë janë të mëdha.
“Goditje në kollonë, ka një plasaritje të fortë”
Në fshtin Xibër Hane, lëkundjet e tëmetit kanë shkaktuar më shumë dëme.
“Më shumë anësoret I ka plasarit shumë, dyshemenë. Disa tjegulla I ka hedh në tokë.”
“Dolëm jashtë me vrap, shtëpia u ca komplet, dolëm jashtë kishim frikë”.
Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu tha se janë dëmtuar disa shtëpi. Fatmirësisht nga tërmeti nuk u raportua për asnjë person të lënduar./abcnews.al