KRUJË- Në fshatin Mukje të Malësisë së Krujës, përpos historisë, banorët e zonës dallojnë edhe për bujarinë e tyre.
Kur tërmeti i vitit 2019 shkatërroi të vetmen shkollë të fshatit, një banor habi dyert e banesës së tij për fëmijët që të arsimoheshin.
Mësuesi i vetëm Agim Muka i kërkoi vëllait Kadriut të vendosë një nga dhomat si klasë për ndjekjen e procesit mësimor për fëmijët e fshatit.
Kadriu u tregua i gatshëm, madje duke e pajisur me tavolina dhe karrige për të vegjlit, dhe kështu për tre vite radhazi shtëpia e Kadriut u shndërrua në ambient shkollor.
Agimi sjell kujtimet e periudhës ku ka dhënë mësim për disa vite.
Ish- mësuesi i fshatit Agimi së bashku më të vëllanë Kadriun të dy të larguar prej vitesh nga ky fshat, vizituan banesën ish shkollë. Disa nga banorët dhe nxënësit janë takuar pikërisht në klasën ku është zhvilluar mësimi.
Kadriu sërish shprehet i gatshëm të rihapë shtëpinë e tij në funksion për nxënësit e fshatit, ndonëse gjithnjë dhe më shumë banorët po largohen nga Mukja.

