Shtëpia muze e Kadaresë/ Gjirokastër, qindra vizitorë në 88-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

schedule14:25 - 28 Janar, 2024

schedule 14:25 - 28 Janar, 2024

Shtëpia e Ismail Kadares në Gjirokastër,  e kthyer në muze,  në 88 vjetorin e lindjes së shkrimtarit mirëpret vizitorët pa pagesë.

Vetëm vitin e shkuar rreth  8 mijë turistë vendas e të huaj  vizituan banesën e Kadaresw. Sipas përgjegjësit të muzeut, 2023- shi  ishte viti me numrin më të lartë të vizitorëve.

Francezët, njohës të  mirë veprës së shkrimtarit shqiptar ishin ata që dominuan.

Banesa ku lindi shkrimtari e njohur për lexuesin nga romani “Kronikë në Gur” i Ismail Kadaresë,  ndodhet në qendrën historike të Gjirokastrës, në lagjen “Palorto”.

Ajo u kthye në muze dhe hapi dyert për vizitorët  në ditëlindjen e 81 –të të shkrimtarit.

Në shtëpi ndodhen sende origjinale të familjes  dhe pritet  pasurimi I saj dhe me dorëshkrime të  Kadaresë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!