Shtëpia i shkrumbohet nga flakët, 67 – vjeçari shpëton duke u fshehur në furrën e qeramikës

schedule07:17 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 07:17 - 24 Dhjetor, 2019

Australia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se kriza e zjarreve me të cilën po përballet shteti është përkeqësuar.

Ndërsa zjarret janë jashtë kontrollit në të gjithë vendin, prona një prej banoreve Steve Harrison u shkrumbua nga flakët. 67-vjeçari i shpëtoi flakëve duke u fshehur brenda një furre qeramike, rezistente ndaj flakëve.

Ai  tha për mediat se nuk u evakuua për të mbrojtur banesën e tij në Balmoral, komunitet në jug-perëndim të Sidneit që është shkatërruar nga flakët.

“Vrapova drejt kamionçinës, por kopshti im ishte mbuluar tashmë nga flakët, në rrugë kishte zjarr, kështu që nuk largohesha dot. Kjo ndodhi një ditë para se të ndërtoja vetë një furrë për qeramikën, në madhësinë e një arkivoli, mjaft e madhe sa për të më zënë mua brenda”, tregon Harrison. Ai gjithashtu thotë se u fsheh në furrë për gjysmë ore derisa zjarri u shua./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!