‘’Shtëpia e parë e Rindërtimit’’, Rama i dorëzon çelësat familjes në Farkë

schedule11:50 - 25 Gusht, 2020

schedule 11:50 - 25 Gusht, 2020

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Allaraj në Frakë, banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama u shpreh se kjo është jo banesa ku disa “inxhinierë” komentuan se kolonat ishin prej katër telash, por sipas kryeministrit kjo shërbeu si ato hudhrat që vihet në hyrje të shtëpisë për mos marrë më sysh.

Rama nuk i ka lënë mënjanë as vërejtjet për punëtorët.

“Po kjo tuba ktu pse është lënë për gjysmë, apo për mos rënë msysh”, thotë Rama.

Ndërsa inxhinieri shprehet se ende nuk kanë mbërritur të gjitha tubat.

Rama, Ahmetaj dhe Veliaj me gotat e rakisë në duar kanë uruar familjen për shtëpinë e re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!