Shtëpia e modës Bulgari i ka kërkuar falje Kinës për portretizimin e Tajvanit si një vend

schedule15:09 - 12 Korrik, 2023

schedule 15:09 - 12 Korrik, 2023

Shtëpia italiane e modës Bulgari i kërkoi falje publike Pekinit në rrjetin social kinez Weibo për paraqitjen e Tajvanit si një vend në faqen e saj të internetit.

Bulgari deklaroi se ka respektuar “gjithmonë dhe me vendosmëri” sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe se tashmë e ka korrigjuar këtë gabim në faqen e saj të internetit, raporton AP.

Qeveria dhe qytetarët kinezë në të kaluarën kanë bojkotuar tashmë mallrat e kompanive që përmendën Tajvanin si një vend të pavarur nga Kina. Disa përdorues kinezë të rrjetit social Weibo kërkuan falje publike nga Bulgari në llogaritë e tyre sociale edhe jashtë Kinës.

Lista e kompanive që tashmë i është dashur t’i kërkojnë falje Kinës për të njëjtën arsye është e gjatë, duke përfshirë Valettino, Calvin Klein, Coach, Zara dhe Delta Airlines. Në vitin 2018, Mercedes-Benz i kërkoi falje Pekinit që citoi liderin shpirtëror tibetian Dalai Lama në Instagram, kujton agjencia amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!