“Shtëpia e fundit para malit”/ Gjana: Një vepër me cilësi të lartë, alternon personazhet në mënyrë elegante

schedule09:33 - 27 Mars, 2025

schedule 09:33 - 27 Mars, 2025

“Shtëpia e fundit para malit”, Monika Helfer.

Jozef dhe Maria Mozbrugeri jetojnë me pesë fëmijët e tyre në të dalë të një fshati të vogël në një luginë të largët në malet austriake. Janë të varfër, të padëshiruar dhe askush nuk i do pranë, përveç kryetarit të bashkisë.

Kur shpërthen lufta, në vitin 1914, dhe Jozefi rekrutohet e dërgohet në front, Maria dhe fëmijët mbeten fillikat.

Monika Helferi na dhuron një roman të fuqishëm, me një prozë me intensitet të rrallë, që na çon në një botë rurale e të ashpër dhe që rrëfen për barrën që rëndon në historinë e çdo familjeje.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, përkthyesja Elda Gjana, rrëfeu disa nga veçoritë e këtij libri.

Monika Helferi është autore e shumë romaneve, për në këtë libër personazhet janë plot dritë.

Gjana po ashtu u shpreh se është një vepër me cilësi të lartë që alternon personazhet në mënyrë elegante.

“Është edhe figura e famulltarit që e stigamizon si familje. Po ashtu edhe një libër për gruan. Është një stil bashkëkohor, një stil fragmentar. Është tendenca e tillë, Monika Helfer ka stilin e saj, dhe për këtë libër ka marrë dy çmime. Një autore e romaneve për familjen, prezanton më së miri letërsinë ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Gjana.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!