Shtëpia e fëmijës”Zyber Hallulli” në karantinë, një pjesë e stafit vetëizolohen bashkë me fëmijët

schedule12:15 - 18 Mars, 2020

schedule 12:15 - 18 Mars, 2020

Shqipëria ndodhet nën ethet e koronavirusit që deri më tani ka shënuar 2 viktima dhe 59 të konfirmuar të prekur me koronavirus. Në kuadër të parandalimit të  përhapjes së metejshme të infeksionit qeveria ka urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në vetizolim.

Pjesë këtij urdhri është dhe shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë ku një pjesë e stafit ka zgjedhur që të vetizolohet sëbashku me fëmijët që ndodhen në këtë institucion.

Gazetari Maksi Rama raporton për ABC News se kontaktet me shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë janë ndërprerë me çdo person të jashtëm në kuadër të masave mbrojtëse për shëndetin e fëmijëve.

“Shtëpia është e mbyllur dhe një pjesë  e stafit nuk kanë dalë prej 7 ditësh nga shtëpia dhe kanë zgjedhur që të vetëkarantinohen në ambjentet e punës në kuadër të masave të marra për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve që ndodhen në këtë institucin. Atyre nuk ju lejohet kontakti me asnjë person të jashtëm. Nëndrejtoresha e kësaj qendre më ka konfirmuar se pesë nga anëtarët e stafit të kësaj qendre kanë zgjedhur që të qëndrojnë në vetëizolim pa lëvizu në mbrojtje të këtyre fëmijëve”, tha gazetari i abcnews.al.

Gjithahstu mësohet se stafi i institucionit ka marrë të gjithë masat dhe janë të gatshëm që nëse do të ketë ndonjë rast për të bërë dhe vetëkarantinimin e tyre. /abcnews.al