Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuar për “thellimin e marrëdhënieve” midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, tha Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi John Kirby tha se SHBA ishte “e shqetësuar” nga lidhjet midis dy vendeve.
Kjo vjen pasi të dy vendet konfirmuan se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Korenë e Veriut për herë të parë në 24 vjet nesër. Kirby tha se vizita dukej se ishte pjesë e një “ofensive sharmi” paszgjedhore nga Putin.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i bëri një ftesë Putin gjatë një vizite në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar.
Këshilltari i politikës së jashtme të Rusisë, Yuri Ushakov tha se të dy krerët mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti gjatë vizitës që do të përfshijë çështje sigurie.