Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA0së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se delegacioni presidencial ka njoftuar Rusinë për udhëtimin e Presidentit Biden në Kiev.
Sipas tij udhëtimi kishte disa muaj që po planifikohej, por vetëm të premten e kaluar u mor vendimi final.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar rusët për udhëtimin e presidentit të SHBA disa orë përpara nisjes të dielën në mëngjes, raporton BBC./abcnews.al