Shtëpia e Bardhë i hoqi akreditimin gazetarit të CNN pasi ky i fundit u përplas ashpër me presidentin Trump. Megjithatë në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se arsyeja e këtij vendimi lidhet me një incident të reporterit me një stazhiere.
Shtëpia e Bardhë ka pezulluar akreditimin e korrespondentit të CNN, Jim Acosta pas përplasjes që pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump gjatë konferencës pas-zgjedhore në Gjysëm Mandatit. Ku gazetari i rikujtoi se si karvani i emigrantëve është i përbërë nga njerëz të varfër dhe se si lideri amerikan i ka përshkruar gjatë fushatës elektorale, Trump u nervozua përballë rezistencës së Acostës: Ti je i pasjellshëm, një armik i popullit, CNN duhet t’i vijë turp që të ka si correspondent në Shtëpinë e Bardhë. Unë qeveris, ti mendo për CNN”, vijon Trump ndërsa në skenë bëri disa hapa në mënyrë të nervozuar para dhe mbrapa. Më pas një punonjës i Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’i hiqte mikrofonin gazetarit.
ZëdhënsjaSarah Sandërs ka dhënë një deklaratë ku e akuzon Acostën se “ka prekur me duar” një stazhiere të re që po përpiqej t’i hiqte mikrofonin gazetarit. Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë e cilësoi sjelljen e reporterit “absolutisht të papranueshme”. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe CNN duke i ofruar mbështetje të plotë gazetarit. “Revokimi i akreditimit të tij është bërë si masë ndëshkuese për pyetjet e shtruara në konferencë për shtyp”, thuhet në deklaratën e medias amerikane. “Në një shpjegim, zëdhënsja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka gënjyer. Ajo shtroi akuza false dhe citoi një incident që nuk ka ndodhur kurrë. Ky vendim i paprecedentë është një kërcënim për demokracinë tonë dhe vendi meriton më mirë”, nënvizohet në deklaratën e CNN./abcnews.al