Shtëpia e Bardhë kritikon Kinën për tarifat e importit

schedule10:53 - 3 Prill, 2018

schedule 10:53 - 3 Prill, 2018

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër për tarifat e vendosura nga Kina per importin e 128 produkteve amerikane. SHBA pritet të njoftojë këtë javë taksa të reja për importet kineze, që kapin vlerën 60 bilionë dollarë.

Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar Kinën, pasi ka imponuar tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së për disa lloje mallrash, duke përfshirë mishin e derrit dhe verën. Pekini vendosi detyrime deri në 25% për 128 produkte amerikane të importuara pas vendimit të Presidentit Donald Trump për rritjen e taksave mbi importet e çelikut dhe aluminit. Kina tha se masa ka për qëllim të mbrojë interesat e saj dhe të balancojë humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja.

“Në vend që të synojë eksportet e tregtuara në mënyrë të drejtë në SHBA, Kina duhet të ndalë praktikat e saj tregtare të padrejta, të cilat po dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe shtrembërimin e tregjeve globale”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Lindsay Walters, duke akuzuar Kinën se qëndron prapa krizës së çelikut. Këto deklarata reflektojnë tensioned mes Uashingtonit dhe Pekinit, të cilin Trump e përshkruan si “armik ekonomik”.

Bursa amerikane ra ndjeshëm dhe aksionet aziatike tregtohen më poshtë, ndërsa lufta tregtare vijon të intensifikohet. Si kundërpërgjigje Presidenti amerikan, këtë javë, do të njoftojë tarifa të reja kundër importeve nga Kina. Mediat shkruajnë se kjo mund të ketë një impakt shumë negativ në ekonominë e Pekinit pasi bëhet fjalë për 60 bilion dollarë tarifë ndaj importeve. Ndërkohë, përplasjet e mëdha mes SHBA-së, Kinës, BE-së dhe vendeve të tjera nisën për shkak të rritjes së tarifave nga Trrump për importimin e çelikut dhe aluminit. Kjo masë u vendos nga kreu i Shtëpisë së Bardhë për të siguruar tregti të drejtë, siç pretendon ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!