Shtëpia e Bardhë: Joe Biden synon të kandidojë për president në vitin 2024

schedule17:40 - 23 Nëntor, 2021

schedule 17:40 - 23 Nëntor, 2021

Synimi i Joe Biden për të kandiduar sërish për postin e presidentit të SHBA në 2024 , kur ai do të jetë 82 vjeç, është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, nga zëdhënësja Jen Psaki.

Pas raporteve të shumta për synimet e Biden në vitin 2024, kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja në SHBA, Psaki hodhi poshtë çdo dyshim për një ndryshim në udhëheqjen demokrate.

“Ky është qëllimi i tij, ” u tha Psaki gazetarëve për Biden. Sipas një artikulli të Washington Post, Biden tashmë po ndez motorrat për një raund të dytë zgjedhjesh, duke u përpjekur të bllokojë aleancat.

Lajmi vjen pas një artikulli të Politico për demokratët që mund të kandidojnë për president nëse Biden largohet nga gara. Presidenti amerikan ka shënuar rënie në sondazhet e opinionit gjatë muajve të fundit, fakt që ka nxitur skenarët e tërheqjes nga një raund i dytë i zgjedhjeve.

Konfirmimi nga Psaki u bë para Ditës së Falënderimeve, më 25 Nëntor, ku Biden është duke udhëtuar për ngjarjet përkatëse në Karolinën e Veriut.

Megjithatë, duhet theksuar se, sipas një sondazhi të Washington Post / ABC, më shumë se 40% e votuesve miratojnë trajtimin e Biden, pavarësisht presioneve inflacioniste dhe problemeve të zinxhirit të furnizimit.

Kishte shumë raporte që donin që Kamala Harris të kandidonte për presidente në vitin 2024, por sipas një sondazhi nga USA Today / Universiteti Suffolk, ajo merr vetëm 28% të pranimit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!