Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki sapo u tha gazetarëve në konferencën e saj ditore se ka raportime se ushtarët rusë po mbajnë peng stafin e zonës bërthamore të Ukrainës. “Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafin e objekteve të Çernobilit,” tha ajo raporton “BBC”.
“Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil të kërkuara për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore, është padyshim tepër alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese”.
“Ne e dënojmë dhe kërkojmë lirimin e tyre”. / abcnews.al