Duke nisur nga java e ardhshme, Shtëpia e Bardhë do të ndalojë përdorimin e aparateve celularë në krahun perëndimor, si për stafin ashtu dhe për të ftuarit. Vendimi është marrë për arsye sigurie. LAjmi është konfirmuar nga zëdhënësja Sarah Sanders e cila shpjegoi se siguria dhe integriteti i sistemeve teknologjike në shtëpinë e Bardhë, mbeten prioritet për administratën Trump. Por vendimi ka shkaktuar reagime tek anëtarët e stafit të cilët nuk do të mund të jenë në kontakt me familjet e tyre gjatë orëve të punës./abcnews.al
Shtëpia e Bardhë do të ndalojë përdorimin i celularëve për siguri
schedule12:35 - 5 Janar, 2018
schedule 12:35 - 5 Janar, 2018