Dhjetëra vende janë goditur nga një fushatë hakimi kinez, ka thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC.
I kryer nga një grup i quajtur Salt Typhoon, është një nga kompromiset më të mëdha të inteligjencës në historinë e SHBA.
Kina ka hakuar të paktën tetë kompani të mëdha të telekomunikacionit amerikan, përfshirë AT&T, Verizon dhe Lumen Technologies, duke rezultuar që zyrtarët në Pekin të kenë qasje në tekstet private dhe thirrjet e një “numri të madh” amerikanësh, thotë Uashingtoni.
Tani zyrtarët amerikanë u kanë kërkuar amerikanëve të përdorin aplikacione të koduara të mesazheve, për të minimizuar shanset që Kina të përgjojë komunikimet e tyre.
Por zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Anne Neuberger, tha se autoritetet nuk besojnë se ndonjë komunikim i klasifikuar është komprometuar.
“Ne nuk besojmë se çdo telefon celular në vend është prekur, por ne besojmë se është potencialisht një numër i madh individësh ku qeveria kineze ishte fokusuar”, shtoi ajo.