Shtëpia e Bardhë: Dështimi për të financuar Ukrainën do të dobësojë aftësinë e saj për të mbrojtur veten

schedule15:30 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 15:30 - 12 Dhjetor, 2023

Dështimi për të miratuar fonde shtesë për fushatën ushtarake të Kievit kundër Rusisë do të dobësojë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten, ka paralajmëruar këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Duke folur në një forum të Wall Street Journal, ai tha se nëse ndihma e SHBA nuk do të miratohej së shpejti, diçka e tillë do të dëmtonte aftësinë e Ukrainës për të mbajtur në kontroll territoret, e lëre më për të rimarrë toka të tjera.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka udhëtuar në Uashington DC në një përpjekje për të bindur republikanët të miratojnë një paketë prej 61 miliardë dollarësh.

Zelensky do të takohet të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, si dhe me senatorët amerikanë dhe kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, në një kohë kur Kongresi ka pezulluar mbështetjen e ardhshme financiare amerikane për Kievin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!