Shtëpi pa leje për turizëm në Theth, procedohet penalisht një person, në kërkim një tjetër

schedule11:06 - 4 Maj, 2024

schedule 11:06 - 4 Maj, 2024

Një person po procedohet penalisht, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Theth, pasi po ndërtonin shtëpi prej druri pa leje.

Mësohet se këto shtëpi do të përdoreshin si shtëpi për qëllime turistike.

Ndërkohë, kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Njoftimi i policisë:

Po ndërtonin pa leje, 5 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, procedohet penalisht 1 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 74 vjeç banues në fshatin Theth, dhe u shpall në kërkim shtetasi  25 vjeç, banues në Tiranë.

Në Theth, 74-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 2 objekteve prej druri, ndërsa 25-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve. 5 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!