Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shtëllunga të mëdha tymi e zjarr, pamjet nga momenti kur digjet servisi në Fushë-Prezë

schedule16:32 - 4 Korrik, 2021

schedule 16:32 - 4 Korrik, 2021

Janë publikuar pamjet e momentit ku një servis makinash në zonën e Fushë- Prezës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe ka qenë aq i fuqishëm sa e ka shkrumbuar tërësisht servisin në fjalë. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se nga servisi dalin shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkohë zjarrfikësit mundohet të shuajnë flakët megjithatë zjarri u përhap me shpejtësi.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk kishte dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.



Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!