Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtegton edhe Europa League: Përballje në Romë, Torino dhe Pire

schedule13:59 - 12 Shkurt, 2021

schedule 13:59 - 12 Shkurt, 2021

Në Britaninë e Madhe është përhapur një mutacion i ri i Covid-19 dhe shumë shtete kanë vendosur bllokadën ndaj personave që vijnë nga ishulli. Një gjë e tillë ka krijuar rrëmujë sa i përket dueleve të ekipeve angleze në kompeticionet evropiane.

Për shkak të rregullave të ndryshme në shtete të ndryshme, klubet po gjejnë zgjedhje alternativa dhe shumë takime do të luhen në fusha neutrale. Garë të fortë ka edhe në Europa League, aty ku janë marrë disa vendime në lidhje me duelet e raundit të 1/16-ve.

Molde-Hoffenheim do të luhet në stadiumin e Villarealit në Spanjë (18 shkurt), ndërsa në të njëjtën ditë zhvillohet edhe sfida e parë mes Real Sociedad dhe Manchester United. Kjo përballje do të luhet në Torino të Italisë.

Sot është marrë vendimi edhe në lidhje me çiftin Benfica-Arsenal. Dueli i parë që ishte parashikuar të luhej në Portugali, është spostuar për në Romë (18 shkurt). Një javë më vonë luhet takimi i kthimit në stadiumin e Olympiacos në Pire të Greqisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!