Edhe pse në muajin e tretë të shtatzënisë blogerja Alona Eltari sfidon shtigjet e vështira dhe na çon në një plazh të pazbuluar të Shqipërisë. Në një intervistë për Edicioni Veror ajo ka treguar se si ka ecur në një shteg që lidh Himarën me Jalën.
“Jam në muajin e tretë të shtatzënisë dhe kam filluar të bëj ecje të shkurtra. Por gjatë gjithë kohës unë bëj ecje dhe lëvizje dhe nuk heq dorë. Kisha shumë dëshirë që bashkë të shikonim një shteg që është shumë i veçantë dhe është një ndër shtigjet që ka lidhur Himarën me Jalën. Para një ose dy vitesh isha këtu me shoqërinë dhe ka qenë kohë e keqe. Nuk dilnim dot në plazh sepse nuk kishte diell fare dhe pamë një kodër dhe e ngjitëm Aty pamë që kishte një kamp dhe pas kampit pamë detin dhe ne kaluam në një terren të thyer”, tha ajo. /abcnews.al