Shtatori vjen me surpriza për këto shenja të horoskopit

schedule20:06 - 4 Shtator, 2020

schedule 20:06 - 4 Shtator, 2020

Këtë muaj, këto shenja të horoskopit do të jenë me shumë fat përsa i përket jetës sentimentale. Surprizat që ka rezervuar Universi për ta në dashuri, do t’jua ndryshojë jetën përgjithmonë .

Virgjëresha

Do të jetë një nga shenjat më me fat për këtë muaj përsa i përket aspektit sentimental. Pavarësisht disa vështirësive që do të hasin, Virgjëresha do të arrijë të gjejë personin e duhur. Më në fund do të jetë në gjendje të shprehë ndjenjat, pavarësisht se nuk heq dorë nga të qenurit e ftohtë.

Peshorja

Peshorja më në fund do të gjejë personin që përputhet me personalitetin e saj. Personat e kësaj shenje janë shumë të lidhur me pamjen, bukurinë, por edhe përmbajtjen. Peshorja do të gjejë një person që ndajnë të njëjtat qëndrime.

Akrepi

Përfaqësuesit e kësaj shenje do të impresionohen këtë muaj. Kësaj here nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë hijeshisë së një personi të ri që do të takojnë, ose një dashurie për të kaluarën që nuk e kanë përjetuar plotësisht si dëshironin.

Ujori

Kur bëhet fjalë për dashurinë, Ujori është lloji i personit që i mban brenda vetes ndjenjat që ka. Ai nuk është shumë i lidhur me romancën, por këtë muaj do të ketë një person që do ta kthejë jetën e tij përmbys. Personat e kësaj shenje do ta gjejnë veten duke bërë gjithçka që nuk e imagjinonin: duke kaluar orë të tëra me partnerin e tyre. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!