Reshjet e shiut, sipas shërbimit “Meteoalb” do të jenë të pranishme deri në mbrëmjë. E marta vjen me kthjellime dhe rritje të lehtë temperaturash.
Vapa iken me gushtin thonë të motçmit, por meterologët parashikojnë rritje të temperaturave. Të martën, reshjet që kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin ditët e fundit pritet të largohen. Vranësirat parashikon shërbimi “Meteoalb” do të jenë kalimtare. Shtatori pritet të vijë me mot të kthjellët, por jo në zonat malore lindore. Këtu meterologët parashikojnë shira të përkohshëm.
Ndërkohë termometri pritet të regjistrojë një rritje të lehtë të vlerave të tij. Deri në fundjavë temperatuara maksimale pritet të arrijë deri në 35 gradë celcius në zonat e ulëta dhe bregdet. Fundjava e fundit e gushtit u mbyll me reshje të dobëta në pjesën më të madhe të vendit e rrebeshe të shkurtra në qender dhe juglindje.
Meterologët shpjegojnë se shkak për këtë situatë meterologjike është bërë ndërhyrja e masave ajrore të ftohta nga veriu drejt Europes Qendrore, e cila të dielën shtriu ndikimin e saj në gadishullin Apenin dhe Ballkan. Në Alpe solli borë, ndërsa në vendi tonë rrebeshe shiu e stuhi të përkoheshme ere./abcnews.al