Shtatë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule09:33 - 13 Qershor, 2021

schedule 09:33 - 13 Qershor, 2021

Policia në Tiranë ka arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 kanë arrestuar vëllezërir G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe D. K., 21 vjeç, pasi tre ambiente në pronësi vëllezërve  përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celularë gjatë kontrollit të të cilëve u gjetën uebfaqe për vendosjen e lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa leje, policia gjeti një sasi me lëndë narkotike kanabis,  O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga “Shqiponjat” iu gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Në pranga është vënë edhe një 29-vjeçar me iniciale V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e L. T. Gjithashtu, 29-vjeçari  dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!