Shtatë të arrestuar në Kosovë për “Brezovicën”, dy zyrtarë të ministrisë së Mjedisit

schedule10:27 - 6 Janar, 2022

schedule 10:27 - 6 Janar, 2022

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Prokurorisë së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nën dyshimet për dallavere me ndërtime në Brezovicë. Dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, raporton Express. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.

“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, aksioni është duke vazhduar ende.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet tutje në komunikatë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ferizaj, 06 Janar 2022 –

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni.

Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!