Shtatë shkaktarët kryesor që krijojnë djersitjen e tepërt

schedule09:21 - 5 Korrik, 2020

schedule 09:21 - 5 Korrik, 2020

Djersitja është një ndër problemet e stinës së verës, të cilës nuk i shpëton askush. Temperaturat e larta bëjnë që trupi të preket dhe të nxjerrë jashtë toksinat, duke shkaktuar edhe situata të pakëndëshme.

Mirëpo, “Bright Side” për të na ardhur në ndihmë, ka përgatitur një listë të shkurtër duke treguar shkaktarët e këtij problemi.

Niveli i ulët i sheqerit në trup:

Niveli i ulët i sheqerit në trup shkakton djersitje edhe nëse temperaturat mund të jenë të ulta. Kjo mund të sjellë lodhje, probleme me shikimin, uri etj.

Stresi:
Djersitja mund të jetë edhe pasojë e stresit. Djersa e shkaktuar nga ankthi dhe stresi gjithashtu ka aromë të pakëndshme.

Një problem me tiroidet:
Hiperteroidizmi ndodh kur gjendja e tiroideve bëhet hiperaktive dhe prodhon më shumë seç duhet hormone. Kjo gjendje sjell nervozizëm, ankth, humbje peshe dhe shumë djersitje.

Pasojat e medikamenteve:
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por djersitja mund të shkaktohet edhe nga një ilaç që jeni duke pirë. Për të qenë të sigurt, lexoni efektet anësore përpara se të filloni përdorimin.

Obeziteti:
Obeziteti sjell jo vetëm djersitje në nivele të mëdha, por edhe probleme të mëdha shëndetësore. Kjo mund të vijë si pasojë e një jetë pa aktivitete apo dhe ushqim jo i shëndetshëm.

Menopauza: 

Menopauza është një tjetër shkaktar i djersitjes. Kjo periudhë shoqërohet edhe me çrregullime të ciklit ose ndërpreje të tij apo dhe temperatura të larta trupore, si pasojë e ndryshimit të nivelit të estrogjenit.

Hiperhidrosis:
Përqëndrimi i lartë i gjëndrave të djersës në vende të trupit si qafa, sqetulla, duart apo këmbët janë shumë të sikletshme. Këto pjesë të trupit ndikohen nga hiperhidrosis, i cili shpesh herë djersitjen e shoqëron me irritim apo probleme të lëkurës, por kjo gjendje mund të normalizohet me ilaçet e duhura të rekomanduara nga mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!