Shtatë palestinezë u vranë këtë të martë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite, njoftuan ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez dhe agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Pesë nga viktimat u goditën nga një dron.
Sipas këtyre burimeve, mes të vdekurve është edhe një 13-vjeçar i cili u ftoh pasi forcat izraelite penguan një ambulancë që ta çonte në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ushtria izraelite konfirmoi sulmin me dron, duke thënë se vrau një numër të paspecifikuar palestinezësh të cilët u panë duke gjuajtur me mjete shpërthyese të improvizuara ndaj forcave izraelite. Ushtarët po përpiqeshin të gjenin mjete shpërthyese që ishin vendosur në rrugë për të goditur forcat e sigurisë. Gjatë këtij operacioni ata gjetën armë, municione, bomba, tunele dhe shkatërruan një kantier për prodhimin e bombave.
Sipas WAFA, një tjetër person është plagosur në lagjen Al Shibat të Jeninit./abcnews.al