Shtatë lëkundje tërmeti brenda 24 orëve, zhvendoset “epiqendra”

schedule09:32 - 24 Shtator, 2020

schedule 09:32 - 24 Shtator, 2020

Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë mesnatës së të enjtes në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier.

Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja më e fortë është ndjerë në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me thellësi 20 kilometra.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë ndjerë 7 lëkundje, më i fundit është ndjerë rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes.

Siç shihet epiqendra e lëkundjeve ka ndryshuar zonën, duke u zhvendosur nga rajoni i Durrësit, ku në muajt e fundit janë regjistruar vazhdimisht lëkundje, në zonën e Dumresë.

N.D./abcnews.al