Shtatë humbje radhazi dhe vendi i fundit, klubi i La Liga shkarkon trajnerin

schedule18:38 - 5 Prill, 2021

schedule 18:38 - 5 Prill, 2021

As tre muaj nuk zgjat aventura e Abelardos në stolin e Deportivo Alaves. Humbja 1-3 e ditës së djeshme kundër Celta Vigos ishte e shtata radhazi dhe ka qëlluar fatale për 50-vjeçarin, i cili mori drejtimin e ekipit të La Liga më 12 janar.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, nuk ia doli dot të bënte ndryshimin pozitiv në ekipin që renditet në vend të fundit në kampionat dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Drejtuesit nuk kanë duruar më dhe sot kanë shkarkuar Abelardon nga detyra e trajnerit. Alaves rikthehet në fushë më 10 prill, teksa do të përballet me një transfertë të vështirë si ajo ndaj Athletic Bilbao. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!