Pritej një triumf që në fillim i “Bardhebluve”, mirëpo duket se gjithçka ka nisur si mos më keq, për Tiranën, në “Elbasan Arena”, me të besuarit e teknikut, Erbim Fagu, që janë ndëshkuar nga “Djemtë e Detit”, që në minutën e 27′-të të sfidës.
Një 11-metërsh i akorduar nga arbitri kryesor i sfidës finalizohet më së miri nga “fantazisti” i Edi Martinit, Ergys Peposhi, me kuksianin, i cili nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetën e Kozit. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al