Gjithçka po dominohej nga holandezët, mirëpo golin e ka shënuar një tjetër skuadër, me “Shqiponjat e Bardha”, të Polonisë, që kanë arritur të marrin të parët avantazhin në “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur festën e tifozëve të tyre.
Një krosim perfekt nga goditja e këndit është kapur me kokë nga Buksa, me ‘bomberin’ polak, i cili nuk gabon me kokë, nga një distancë e vogël, duke e çuar sferën, në rrjetën e Verbruggen. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al