Është padyshim një nisje surprizuese e sfidës, me Sllovakinë, e cila ka arritur të gjejë e para avantazhin në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, duke shtangur “Tre Luanët” e Anglisë, favoritët absolut për titullin kampion të Euro 2024.
Një aksion perfekt i djemve të Francesco Calzona është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i sulmit Ivan Schranz, i cili me një goditje diagonale brenda zonës tund rrjetën e Pickford. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al