Ishte një goditje e papritur. Pas 30 minutash lojë ka ardhur edhe goli i parë në sfidën e “Deutsche Bank Park”, të Fankfurtit, mes “Pancerave” të Gjermanisë dhe “Helvetëve” zviceranë, me këta të fundit, që kanë marrë avantazhin, duke nisur festën e tyre në tribuna.
Një aksion perfekt i djemve të Murat Yakin është finalizuar më së miri nga “ylli” i Bologna, Dan Ndoye, i cili ka dërguar në rrjetën e Neuer, një krosim fantastik të Freuler. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

