Shqiptarja që po shkëlqen në futbollin Suedez, pjesë e ekipit të Kosovës: Gjithçka nisi kur isha 10 vjeç

schedule10:21 - 24 Shkurt, 2023

schedule 10:21 - 24 Shkurt, 2023

Valentina Metaj është shqiptarja që ka thyer çdo tabu. Ajo që në moshë të vogël ka shkëlqyer në sportin e futbollit që njihet si sporti i djemve. Valentina luan me ekipin e IFO Bromolla në Suedi dhe Dardania në Kosovë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pasionin e saj e spikatën kur ishte vetëm 10 vjeç dhe luante me shokët e vëllai në lagje. Kështu babai i saj i propozoi të merrej me këtë sport.

Sot, Valentina ndihet më e zhvilluar se kurrë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë njerëzor.

“Kam filluar të luaj në lagje kur kam jetuar me shokët e vëllait tim nga mosha 10 vjeçe, atëherë nisi pasioni për futbollin. Kam luajtur çdo ditë që prej mëngjesit deri në aksham dhe prej atëherë e pata një pasion për të luajtur futboll, edhe tani edhe babi im e pa që kisha talent për këtë sport dhe më pyeti nëse kisha qejf për këtë sport. Edhe nga mosha 12 ja kam nisur për të luajtur këtu në Suedi 1 vit e gjysmë, më pas kam kaluar në një ekip tjetër me mosha më të mëdha dhe që nga ai moment jam zhvilluar shumë si në futboll ashtu edhe një njëri. Futbolli të zhvillon shumë jo vetëm si futbolliste, por ke dy identitete. Mua më ka zhvilluar shumë.

Kur luan futbolli zhvillohesh dhe bëhesh më e fortë se ke edhe dobësi dhe paraqitje më të mira, edhe këto kombinime të bëjnë më të fortë. Edhe pse ja kam nisur të luajë futboll me djem, përpara se të luaja me vajzat, ma ka zhvilluar edhe më shumë mentalitetin”, rrëfeu ndër të tjera ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!