Shqiptarja me sytë blu që po ‘çmend’ Belgjikën/ Miranda Karpuzi dhe rruga e saj e ndritur në botën e modës

schedule08:50 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 08:50 - 13 Dhjetor, 2023

Miranda Karpuzi nga Dibra e Madhe në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” ka rrëfyer rrugëtimin e saj në botën e modës në Belgjikë.

Ajo u shpreh se pavarësisht mentalitetit në vendin e saj, familjen e ka pasur mbështetësen më të madhe, dhe se nuk ka pasur asnjë problem në këtë rrugëtim të saj.

23-vjeçarja, Miranda Karpuzi tashmë është edhe modele e markave më të njohura në botë si Elisabetta Franchi, Pinko e të tjerë.

“Në këtë fushë paguhem mirë, por e konsideroj pasion dhe biznes. Kam zgjedhur të jem më e lirë dhe jo të lidhem me agjenci. Në Shqipëri vij për pushime të verës, por edhe kur luan kombëtarja shqiptare. Nuk mungoj në asnjë ndeshje të kombëtares, jam tifoze e çmendur e tyre”, ka thënë ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!