Shqiptarja i vë zjarrin vetes në gjykatë

schedule20:08 - 2 Prill, 2019

schedule 20:08 - 2 Prill, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku sipas mediave italaine një grua shqiptare i ka vënë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës. Gjithnjë duke iu referuar shtypit italian ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 të paradites së sotme. Shqiptarja një 58-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është shprehur se ishte përballur me padrejtësi në gjykatë për më shumë se 10 vjet. E gjendur përballë kësaj situate ajo ka ndërmarrë aktin e rëndë, ku në katin e parë të gjykatës kishte filluar të bërtiste me dëshpërim.

“Në Itali ligji nuk funksionon, kjo është e mjaftueshme, nuk mund të vazhdoj më kështu”-ka thënë shqiptarja ndër të tjera.

Më aspa ajo ka nxjerrë nga çanta e saj një çakmak, ku dhe i ka vënë flakën xhaketës së saj e cila kishte një material sintetik dhe u përfshi menjëherë nga zjarri. I pari që i dha ndihmë thuhet se  ishte avokati i gjykatës.

“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe nxitova për të parë çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ishte viktimë e padrejtësisë”- tha avokati.

Pas ngjarjes një ambulancë kishte shkuar në vendngjarje, për t’i ardhur në ndihmë gruas shqiptare, e cila pësoi djegie të shkallës së parë në pjesën e sipërme të trupit. 58-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin Infermi në Rimini jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!