Shqiptarja është shoqja e ngushtë e Lele Pons, tregon miqësinë mes tyre: Jemi njohur që 10-vjeç

schedule08:58 - 15 Shtator, 2023

schedule 08:58 - 15 Shtator, 2023

Lele Pons është një ndër komedianet më të njohura në botë. Ajo ka shumë fansa kudo dhe miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Mirëpo, duket se Lele ka një lidhje të veçantë me shqiptarët, pasi mikesha e saj e ngushtë është nga vendi ynë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, shoqja e saj e ngushtë, Kiara Myrto, foli për miqësinë mes të dyjave, duke zbuluar se si janë njohur. Ajo ka thënë se edhe pse Lele aktualisht jeton në SHBA, ato ende e ruajnë miqësinë mes tyre.

Ne jemi njohur kur unë kam qene 10 vjeçe me një akullore në të njëjtin qytet. Unë kemi jetuar pëherë aty me famljen dhe nëna dhe gjyshi i Leonorës jetojnë aty, pasi janë me origjinë nga Italia. Kemi pas qene të vogla, jemi njohur, hëngrëm një akullore bashkë. Më ftoi në pishinë dhe aty filloi miqësia me vëllezërit e mi dhe me familjen tonë.

Edhe pse ajo tani jeton në SHBA, ne e gjejmë përherë kohën për njëra-tjetrën, edhe pse jemi 6 orë diferencë. Çdo verë takohemi tre muaj të verës në Itali.

Fatkeqësisht, nuk isha te dasma e Leles se isha në ditët e lindjes, ishte vëllai im. Ndërsa, bashkëshorti i saj vetëm këndon, është një person shumë i qetë.

Kemi folur shpeshherë që ata të vijnë në Shqipëri, por nuk kemi gjetur kohën ende”, u shpreh Kiara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!