Një shqiptar është gjetur i varur në qelitë e komisariatit të policisë në Agio Nikolaos të Kretës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas mediave lokale u njoftua menjëherë ndihma e shpejtë dhe ekipi i shpëtimit i bëri përpjekje të pasuksesshme për ta rikthyer në jetë.
Mediat thonë se 44-vjeçari ndodhej në qeli në pritje të deportimit. Por duket se kjo nuk ishte diçka që dëshironte prandaj dhe vendosi t’i jepte fund jetës. Nuk sqarohet nëse ai qe arrestuar për shkak se nuk kishte dokumente qëndrimi, apo ishte i penalizuar dhe në kërkim ndërkombëtar. Policia lokale ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pritet edhe një njoftim zyrtar.
Ky është shqiptari i dytë që humb jetën prej gati 24 orëve në qelitë greke. Të hënën, u vra në burgun e Koridhalos Arbër Bako. Mendohet se 35-vjeçari u vra nga anëtarët e një bande rivale./abcnews.al



