Një shqiptar vdiq pasi u ther me thikë në një stacion metroje në Britani mbrëmjen e së dielës. Policia britanike ka identifikuar viktimën dhe thotë se është Edmond Jonuzi, 35 vjeç.
Jonuzi, fillimisht, u gjet i plagosur rëndë pranë metrosë në veri të Londrës dhe mësohet se ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur një hetim për vrasje, por deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Dyshimet e para janë se Jonuzi është vrarë pas një sherri mes dy grupeve.
Ndërkohë inspektori Garry Moncrieff tha se zona ku ndodhi vrasja është shumë e populluar.
“Duhet të ketë njerëz që kanë parë dhe dëgjuar diçka të dyshmitë që do të na ndihmojë të gjejmë vrasësin e Edmondit”, tha ai./abcnews.al