Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në orët e para të së dielës në Firence me akuzën e tentativës së përdhunimit.
Ngjarja ka ndodhur në njërin prej lokaleve të natës në Ponte Buggianese, ku sipas mediave italiane, i riu shqiptar ka kapur prej krahu të mikeshën e tij duke e futur në tualetet e meshkujve ku edhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale.
28-vjeçarja me origjinë nga Ukraina ka tentuar të rezistojë sipas mediave italiane, por i riu nuk është bindur. Në fund ajo i ka thënë që do të ishte më mirë që të shkonin në një vend më tepër intim gjë që ka bindur të riun shqiptar të heqë dorë momentalisht nga plani i tij. Pasi kanë dalë nga tualeti, ukrainasja është larguar menjëherë duke njoftuar policinë. /abcnews.al