Një shtetas shqiptar rreth 38-vjeç ka tentuar të grabisë një bankë në rrugën Achilleos në kryeqytetin grek të Athinës.
Pasi ka grabitur një shumë parash ka tentuar të largohet, por punonjësit e bankës kanë shtypur alarmin e kuq dhe një polic jashtë orarit të punës dhe një punonjës banke e kanë ndjekur në këmbë.
Grabitësi tentoi të sulmonte policin me thikë, teksa u qëllua katër herë nga ky i fundit, 3 herë në bark dhe njëherë në këmbë, duke mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se shqiptari i cili dyshohet se është përdorues i drogës momentalisht ndodhet në intubim në një spital në Evangelismos.
Për rastin, hetimin paraprak po kryen nga Nëndrejtoria e Krimeve Kundër Jetës dhe Pasurisë së Sigurimit Atikë../abcnews.al