Shqiptari tentoi të hidhej nga pallati në Selanik, reagon konsullata: Po ndjekim situatën

schedule20:57 - 6 Shtator, 2020

schedule 20:57 - 6 Shtator, 2020

Konsullata e Përgjithshme shqiptare në Selanik ka reaguar pas ngjarjes në këtë qytet, ku një emigrant shqiptar ka tentuar të hidhet nga kati i 12-të i një pallati.

Konsullata e Përgjithshme ka takuar vetë emigrantin, i cili aktualisht ndodhet në Rajonin e Policisë së qytetit.

Po ashtu, ata kanë takuar edhe vajzën e emigrantit dhe po ndjekin situatën për të gjetur një zgjidhje për shqiptarin.

LEXO edhe: VIDEO/ Gjysmë i zhveshur, shqiptari kërcënon se do të hidhet nga kati i 12-të në Selanik

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar”, shkruan konsullata në reagimin zyrtar.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!